Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO lë në burg Klajdi Merkajn

4 Mars 2025 | 09:35

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzon kërkesën e Klajdi Merkajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Vendimi u dha të hënën nga gjyqtari i çështjes Bib Ndreca i cili vendosi për vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të akuzuarin Klajdi Merkaj.

35-vjeçari u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja, ndërsa nga hetimet e SPAK deri më tani, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Klajdi Merkaj me datë 10.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me

objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit”, baza ligjore neni 260 e në vijim të

K.Pr.Penale.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet

228, 229, 230 dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 46, datë 03.03.2025 vendosi:

  1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Klajdi Merkaj, vazhdimin e masës së sigurimit

“arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, dhënë sipas vendimit nr.

86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin

dhe Krimin e Organizuar.

  1. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, nga e nesërmja e komunikimit të vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  3. Tiranë, më datë 04.03.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026