Patozi dhe Topalli me një listë, kryetari i BD: S’do shfrytëzojë mundësinë për kandidim në disa qarqe

30 Dhjetor 2020 | 12:36

Në zgjedhjet e 25 prillit Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit do të kandidojnë në një listë të përbashkët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Astrit Patozi shprehet se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha ato parti të reja që kërkojnë ndryshim të vërtetë në politikë.

“Kemi një komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partnerët e mundshëm, pasi ne mendojmë që gjëja më e mirë për partitë e reja është që konkurrojmë me një listë të përbashkët, pra ato forca politike që kanë të njëjtën kauzë dhe kërkojnë ndryshimin dhe thjesht rotacionin, të kenë një listë të përbashkët për të maksimizuar rekordet elektorale. Ne e kemi diskutuar më të gjithë, më afër jemi me Lëvizjen për Ndryshim të zonjës Topalli, por edhe më të tjerët. Ne besojmë që shumë shpejt do të kemi një produkt për këtë garuar në një listë të përbashkët, e cila do jetë e vetmja risi e këtyre zgjedhjeve”, deklaroi Patozi.

Në ndryshim nga Topalli, Patozi shprehet se nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e kandidimit në më shumë se një qark.

“’Ne as nuk e çojmë nëpër mend që ta shfrytëzojmë atë mundësi. Pra, nuk e kemi për qëllim që kryetari i partisë, apo koordinatori i partisë të bëhet deputet. Ne jemi për listë të hapur dhe të barabartë. Që do të thotë shanse të barabarta për gjithkënd. Kryetari i partisë ka të njëjtat atribute dhe të njëjtat shanse me atë të zgjedhurin e fundit”, tha Patozi.  

Shqetësim për partitë e vogla ka qenë pamundësia për të ruajtur votat, por me kodin e ri sipas Patozit kjo gjë bëhet më e lehtë.

“Duke qëndruar në çdo qendër numërimi personalisht. E vetmja gjë e re kë këtyre zgjedhjeve, që interesi për të ruajtur votën do të jetë edhe personal, përveç se partiak. Çdo njeri që ka emrin në listë do ta jetë i interesuar vetë sesa vota merr dhe kjo ne na shton besimin që vota do ta shkojë te i zoti”. U shpreh Patozi.

Zhvillimin e fushatës online Patozi nuk e sheh si shqetësim por si një masë që duhet respektuar, dhe Bindja Demokratike është duke u përgatitur për të zhvilluar një fshatë online.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026