Patriarku Bartolomeu: Papa Françesku planifikon të vizitojë Turqinë në vitin 2025
Patriarku Ekumenik Bartolomeu njoftoi të enjten se Papa Françesku planifikon të vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm me rastin e përvjetorit të Koncilit të Parë të Nikesë, 325 pas Krishtit.
Gjatë shekujve të parë të krishterimit pati një debat intensiv rreth natyrës hyjnore dhe njerëzore të Jezusit dhe Kisha vendosi për këtë çështje në Koncilin e Parë Ekumenik të mbajtur në Nikea, Bitini 17 shekuj më parë.
“Shenjtëria e tij Papa Françesku uron që të festojmë së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm”, tha Patriarku Ekumenik Bartolomeu nga Lisbona ku ndodhet për një ngjarje.
Françesku planifikon të vizitojë Patriarkanën Ekumenike në Konstandinopojë dhe më pas të shkojë në Iznik (siç quhet sot), qyteti ku u zhvillua Koncili i Parë i Nikesë. Patriarku Ekumenik tha se një komitet po formohet për të organizuar vizitën dhe Vatikani do të kontaktojë së shpejti qeverinë turke.
Françesku do të jetë 88 vjeç në dhjetor. Udhëtimi jashtë vendit tashmë është i vështirë, duke pasur parasysh gjendjen e tij shëndetësore . Ai përdor një kallam ose karrocë për të lëvizur, sepse ka një problem me gjurin.
Në muajt e fundit ai ka shmangur fjalimet publike dhe ka anuluar disa angazhime të rëndësishme në disa raste, duke përfshirë litaninë e së Premtes së Mirë në mars. Megjithatë, ai planifikon të udhëtojë në Indonezi, Papua Guinenë e Re, Timorin Lindor dhe Singapor në fillim të shtatorit dhe Belgjikë më vonë atë muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë