Papa: Liria e shtypit është thelbësore, duke sjell të vërtetën ajo punon për paqen

3 Maj 2024 | 14:48

Më 3 maj Dita Botërore e Lirisë së Shtypit sjell në qendër të vëmendjes sfidat e frikshme me të cilat përballen gazetarët në mbarë botën. Në këtë ditë nënvizohet nevoja urgjente për gazetari të lirë si një gur themeli i demokracisë. Gazetarët shpesh përballen me kërcënime, shtypje dhe dëmtime fizike për të raportuar të vërtetën.

Papa Françesku tha për këtë ditë se liria e shtypit është thelbësore pasi sipas tij ajo “dallon të vërtetën nga gënjeshtra dhe punon për paqen”

“Liria e shtypit është thelbësore për zhvillimin e një sensi kritik të ndjeshëm dhe për të mësuar të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra dhe për të punuar në një mënyrë joideologjike për drejtësinë, paqen dhe respektin për krijimin”,-Papa e deklaroi këtë në X në Ditën Botërore kushtuar lirisë së shtypit.

Kjo ditë thekson natyrën thelbësore të punës së tyre për të hedhur dritë mbi padrejtësitë dhe për të kërkuar llogari nga pushteti. Është një thirrje për veprim për të mbrojtur të drejtat e medias kundër përpjekjeve për të heshtur zërin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026

Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil...
21:25 | 14/07/2026