Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë

23 Prill 2025 | 08:27

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, i cili ndodhet në një vizitë disa ditore në Moskë të Rusisë, u takua më 22 prill me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe dhe shërbimi për shtyp i presidentit rus.

Në takim, sipas njoftimit, morën pjesë edhe peshkopo i Baçkës, Irinej, dhe peshkopi i Volokolamskut, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës, Antonie.

“E di që Kisha Ortodokse Serbe jep një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë, të cilët tradicionalisht ruajnë marrëdhënie të ngrohta, të afërta dhe aleate të mbushura me besim”, i tha Putin patriarkut Porfirije, sipas deklaratës së shërbimit rus për shtyp.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Putini ia përcolli Porfirijes dëshirën e tij që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të jetë në Moskë më 9 maj për festimin e Ditës së Fitores.

Vuçiq më 7 mars, pas një bisede telefonike me Putinin, deklaroi se do të takohej me Putinin më 9 maj në Moskë. Ky do të jetë takimi i tyre i parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Patriarku Porfirije, siç njoftoi KOS, më parë u takua me patriarkun e Kishës Ortodokse Ruse, Kiril, në selinë e Kishës Ortodokse Ruse dhe në rezidencën zyrtare të patriarkut Kiril në manastirin Danilov në Moskë.

Në një deklaratë të Patriarkanës së Moskës të publikuar në faqen zyrtare thuhet se patriarku Kiril i tha patriarkut Porfirije se “kisha ruse kurrë nuk ka pasur asgjë negative” në marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe dhe se të dyja kisha gjithmonë kanë ruajtur “mirëkuptim të ndërsjellë, dashuri dhe mbështetje vëllazërore”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026