“Patrullim natën”, Duma tregon planin e PD-së për të ruajtur votën e 25 prillit
Kandidatja për deputete, Grida Duma thotë Partia Demokratike ka instrumentet e saj për të mbrojtur votën e qytetarëve gjatë 25 prillit.
Ajo thotë se historia e ka dëshmuar se në vendin tonë “grupe të fortish” kanë trokitur nëpër dyert e banorëve duke u imponuar vullnetin për të zgjedhur, por kjo taktika tha znj. Duma do të marrë fund.
“Eksperienca ka treguar, se etët e fundit janë netët ku mësyjnë ata që bëjnë tenderin e votës së minutës së fundit. gjëja më e ditur është që sidomos në periferi, që janë elementët e të fortëve të cilat kanë një mekanizëm, që po i ranë derës në një fshat të caktuar nuk imagjinohet që të mos ua hapin derën se ata do të vazhdojnë të jetojnë po aty. Kjo ka qenë taktika deri sot. Ne dimë shumë mirë se kjo gjë ndodh ditët dhe netët e fundit. Ditën nuk është kollaj ta bësh këtë’, tha ajo.
Për këtë, znj. Duma tha në “Ilva Now” se Partia Demokratike ka nisur patrullimet natën me qëllim për të mbrojtur votën.
“PD ka nisur që tani patrullimin dhe natën, neve dhe i jemi drejtuar edhe Policisë së Shtetit dhe i lajmërojmë se kush janë njerëzit, që kanë lejen e tyre që të mund të lëvizin me makina gjatë natës. Patrullimi natën do të ndodhë dhe nga PD, me të gjithë elementët e vet, që janëish-punonjës policie të liruar nga Rilindja nga puna etj”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:44 Skandali Epstein, Departamentit të Drejtësisë i vendoset afat kohor për publikimin e plotë të dosjeve
- 12:41 Rama pret në Kryeministri presidentin francez, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
- 12:36 “Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza
- 12:34 Japonia premton 15 milionë dollarë ndihmë për Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor
- 12:30 Irani: Kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin
- 12:25 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al