“Pazar i heshtur”- Basha: Vendimet merren jashtë Parlamentit, kundër shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se Kuvendi duhet të shprehet për propozimet e PD-së në Komisionin e Reformës Zgjedhore, nëse është pro ose kundër.
Komentet Basha i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se është koha që shqiptarët të kuptojnë se kush është pro dhe kundër listave të hapura, votës së diasporës, votimit e numërimit elektronik dhe ‘Shqipëria një zonë zgjedhore’.
Basha tha gjithashtu se ndryshimet e vitit 2008 shkatërruan balancat institucionale dhe gjithçka tani sipas tij, vendoset jashtë sallës së Parlamentit, në interes të një grushti njerëzish.
“Pas 6 muajsh të sjelljes vërdallë të propozimeve të opozitës, sot duhet të dilnit dhe të mbanit qëndrimin tuaj. Produktin e keni aty, e keni brenda. Në dhjetor të 2022 paketën e parë, në nëntor të 2023 paketën e dytë. Për ndëshkimin e praktikave negative që kanë shënuar zgjedhjet e kaluara.
Është e qartë se pjesa më e dhimbshme për qytetarët është pikërisht pazari i heshtur i interesave të ulëta, që mbërthehen pas karriges së kryetarit të partisë. Unë kam kërkuar ndjesë, që nuk kemi ngritur zërin në vitin 2008, për ndryshimet kushtetuese. Ato shkatërruan balancat institucionale dhe gjithçka vendoset jashtë kësaj salle të Parlamentit, kundër shqiptarëve.
Për interesa të ngushta që nuk përbëjnë as një të dhjetën e grupit tuaj parlamentar. 6 muaj teatër, është momenti t’i jepni fund. Shqiptarëve ua keni borxh tani, të hidhni propozimet e PD dhe të kërkoni votën e anëtarëve të Kuvendit, që çdo shqiptar të kuptojë nëse jeni pro apo kundër listave të hapura, votës së diasporës”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku