Reforma zgjedhore, Basha thirrje nga parlamenti: Mos të përsëritet skandali i 2008
Parlamenti iu rikthye këtë të enjte normalitetit pas 5 muajsh përplasje mes opozitës dhe maxhorancës.
Në nisje të seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se normaliteti i kërkuar në parlament, u rikthye me një kosto tepër të madhe për shqiptarët.
Basha tha se planifikimi i buxhetit kaloi pa asnjë diskutim në parlament, ashtu sikurse edhe ligji i komisioneve parlamentare u ndryshua poa asnjë diskutim, duke i zhvlerësuar totalisht ato.
Kreu i PD apeloi që t’i jepet fund agjendave personale në politikë dhe bëri thirrje që të mos përsëritet marrëveshja 2008-ës për reformën zgjedhore.
“Të dashur bashkëqztetarë, zonja dhe zotërinj deputetë, tek dëgjon fillimin e kësaj seance pothuajse harron 6 muaj. 6 muaj, 1/8 e kësaj legjislature të kaluarashtu siç kaloi dhe pyetja e parë që çdo shqiptar bën: A ishin këta more këto 6 muaj apo ishin të tjerë? Po gjithsesi, për shqiptarët rëndësi ka një parlament me të vërtetë funksional. Pzetja është çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu? Jo këta, por shqiptarët. Dhe çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit siç me të drejtë krenohet taksavënësi më i madh në historinë 34 vjeçare të vendit, 7 miliardë euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, por si do të shpenzohen këto para, çfarë do të marrin dhe pse nuk do të marrin pensionistët, pronarët, fermerët, këtë nuk patëm shansin ta diskutojmë. Sikundër miliona euro u hoqën nga fondi i kompensimit për të mbushur një tjetër gropë të krijuar nga arbitrariteti i kësaj qeverie.
Ligji për komisionet hetimore u ndryshua duke vendosur një precedent të papranueshëm në 34 vite të pluralizmit shqiptarë, duke e zvogëluar deri në zerim efektivitetin e komisioneve hetimore për transparencë dhe si një paradhomë e ndjekjes penale. Por zonja dhe zotërinj, dëmi më i madh është ai që nuk duket. Ndonëse sot është një ditë e veçantë për atë dëm. Pas një viti, vendi do të jetë në fushatë zgjedhore, kodi zgjedhor në përfitim të shqiptarëve është sakrifica më e madhe, fjilimi më i madh në emër të këtyre 6 muajve denormalizim e normalizim.
Ndaj sot para se të nisni punimet, kam një thirrje: Hiqni dorë për një moment nga agjendat tuaja të ngushta partieke, nga interesat tuaja personale dhe jepini shqiptarëve deri në fund të këtij muaji një komision të reformës zgjedhore, me parametrat siç kanë qenë gjithmonë dhe me një vendimmarrje mbi propozimet që gjenden aty tash e 2 vite dhe mos përsërisni skandalin e 2008-ës, që erdhi pas një tjetër skandali dhe gjëme dhe shkaktoi një gjëmë edhe më të madhe. Thirrja ime është para se të procediojmë me këtë rend dite, të shprehemi me zë dhe me votë për diçka që çdokush që i dhimbset ky vend, që shqetësohet për fatin e demokracisë, që shqetësohet edhe më shumë për fatin ezgjedhjeve të ardhshme kërkon nga ky parlament reformë zgjedhore për qytetarët dhe jo për politikanët”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë