PD akuza Ramës se gënjen për rezultatin e çështjeve në arbitrazh

2 Tetor 2020 | 15:57

Partia Demokratike reagoi pasditen e së premtes pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama se Shqipëria “nuk ka humbur çështje në arbitrazh”.

Ish-deputeti demokrat, Enkeled Alibeaj postoi në Facebook sekuenca të deklaratës së bërë sot nga Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij të Kosovës, Avdullah Hoti, duke theksuar se “për fatin e keq humbja në arbitrazh është realitet i keqmenaxhimit të qeverisë”.

“Simptoma më e dallueshme e patologjisë së deluzionit është krijimi i një realiteti paralel dhe mospranimi i atij faktik nga ana e të sëmurit,” – shkroi Alibeaj në Facebook duke theksuar se kryeministri gënjen.

Çështja e arbitrazheve të humbura u rikthye të premten nga Presidenti Ilir Meta, i cili theksoi se “me detyrime që shkojnë deri 100 milionë euro për gjyq, po rrezikohen financat e shtetit”.

Mirëpo gjatë konferencës për shtyp, Rama tha se “e vërteta nuk ishte verifikuar” nga gazetarët dhe opozita dhe se “deri më sot” Shqipëria “nuk ka asnjë proces që të ketë përfunduar dhe ku ajo ka humbur”.

“Kemi skuadra të përbashkëta të Avokaturës së Shtetit dhe avokatë të huaj që janë vendime të natyrës paraprake. Mirë ata që e kanë për detyrë ndaj një populli të tërë, mos t’ia kërcasin kokoshkës, por ju [gazetarët] duhet që të mos zhyteni në llumin e gjysmë të vërtetave. Kemi fituar arbitrazhe, por nuk kemi humbur asnjë. Vazhdojmë betejën në rrugën legale për të zbrazur vendimet paraprake. Por ka dhe një rregull tjetër që shtetet që janë përfshirë në arbitrazhe të mos bëjnë komente,” – u shpreh Rama.

Në muajin korrik, në emisionin Unpublished, Euronews Albania solli në vëmendje faktin se prej vitit 2011, përveç çështjes me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, Shqipëria ka humbur edhe nëntë çështje të tjera në gjykata të arbitrazhit.

Një prej tyre është prishja e njëanshme e kontratës “Dondi, Itali & Kubota, Japoni” për projektin e përmirësimit të sistemit të kanalizimeve në Tiranë, ndërsa së fundmi u përfol me shumë akuza çështja e prishjes së njëanshme të kontratës së punimeve për rrugën Tiranë-Elbasan me kompaninë Copri Aktor.

 

Lexoni gjithashtu: 

Unpublished | Pas çështjes ”Becchetti”, Shqipëria rrezikon të humbasë €90 milionë të tjera në arbitrazh

Punimet e rrugës Tiranë-Elbasan, PS ia faturon humbjen €44 milionë në arbitrazh abuzimeve nga PD dhe LSI

Meta: Çështjet e humbura në Arbitrazh rrezik për financat e vendit, detyrime që shkojnë 100 mln euro për vetëm 1 gjyq

Humbja 44 mln euro për rrugën Tiranë-Elbasan, Braçe i ashpër: Të hetohet nga e para, politika angazhohet të fshehë krimin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026