PD akuza Bashkisë Tiranë për përfshirje në pastrimin e parave të mafies italiane
Partia Demokratike akuzoi të shtunën Bashkinë e Tiranës se mund të jetë përdorur për të pastruar paratë e një prej klaneve më të rrezikshme mafioze italiane.
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, tha se ortakët italianë të kompanisë Eco Tirana, e cila merret me mbledhjen e mbeturinave në Tiranë, janë nën hetim për “pastrim parash, mashtrim, korrupsion, bashkëpunim me organizatë kriminale dhe evazion fiskal”.
“Hetimet e prokurorisë italiane kanë zbuluar se ortakja e kompanisë së plehrave të Tiranës ka qenë një mekanizëm për mafian e plehrave në Itali dhe pastrimin e parave të klanit mafioz Ndragheta,” – tha Zhupa, e cila shtoi se prokuroria ka akuzuar 26 persona ndër to ish-kryebashkiakun Flavio Tosi dhe Andrea Miglioranzin për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, ryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.
PD kërkon nga prokuroria shqiptare që lidhjet e kompanisë së pastrimit nga Verona, të hetohen edhe në Shqipëri me pretendimin se kompania ortake në Eco Tirana “i ka shërbyer mafias së plehrave për pastrimin e parave, duke e bërë edhe funksionimin e saj në Shqipëri të dyshuar kryesore për aktivitet kriminal”.
Euronews Albania kërkoi një koment nga Bashkia Tiranë për pretendimet e opozitës, por deri në momentin e botimit të artikullit nuk mori përgjigjie.

“Nuk duhet hetuar vetëm Erion Veliaj që e ka firmosur marrëveshjen me bashkëpunëtorin e Ndraghetës, por duhet hetuar edhe Edi Rama, i cili është nismëtari i kësaj marrëveshjeje mes mafiozësh,” – tha Zhupa.
Deri më tani sipas PD-së, kompania Eco Tirana, me ortake kompaninë publike të Veronës, është paguar rreth 4 milionë euro nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pagesën për diferencimin e mbetjeve, proces ky që sipas opozitës nuk kryhet më në Tiranë.
Eco Tirana u prezantua në dhjetor 2016 nga kryebashkiaku Veliaj bashkë me ambasadorin Alberto Cutillo dhe Andrea Miglioranzin, drejtues i AGSM Holding, e cila bashkë me Bashkinë Tiranë do të ishte ortake me 49 për qind të pronësisë së Eco Tirana.
Prezantimi ishte konkretizim i një marrëveshje të firmosur më herët mes kryebashkiakut të Tiranës Veliaj dhe kryebashkiakut të Veronës, Tosi.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta