PD akuzon qeverinë se dha gjysmë milionë euro pagesë korruptive për inceneratorin e Fierit
Partia Demokratike denoncoi të mërkurën pagesën e gjysmë-milioni euro për inceneratorin e Fierit, pagesë që e quajti “vjedhje të radhës” me inceneratorët që sipas demokratëve nuk janë vënë në punë.
Në një deklaratë për shtyp, eksperti i ekonomisë i PD-së, Dorian Teliti, u shpreh se të martën qeveria ka miratuar pagesën prej 510 mijë eurosh për inceneratorin e Fierit.
“Qeveria i ka paguar vetes dhe bandës së tij tek inceneratori i Fierit rreth 500 mijë euro vetëm dje (të martën). Janë gjysmë milioni euro për 5 njerëz, ndërkohë që për qytetarët nuk ka më asnjë ndihmë tjetër. Vendimi për të vazhduar pagesat miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë është kriminal,” – u shpreh Teliti teksa shtoi se deri tani, për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës “janë paguar 9.1 milionë euro”.
Më herët gjatë një takimi me sipërmarrës të Vorës, kryetari i PD-së pati deklaruar të njëjtën gjë, madje duke përmendur direkt emrat e drejtuesve.
“Ditën e djeshme, Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj bashkëpronarët e inceneratorëve dhe landfillit të Sharrës, bashkë me bandën e Lushnjës dhe Klodian Mërtirin e famshëm, i kanë paguar këtij të fundit, pra edhe vetes së tyre plot gjysmë milionë euro, nga taksat e qytetarëve të gjithë Shqipërisë, të cilët po varfërohen ditë për ditë,” – u shpreh Basha.
Për këto akuza, Euronews Albania i kërkoi koment Kryeministrisë, por nuk mori përgjigje.
Prej vitit 2016 çështja e inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë mbetet temë e nxehtë mes opozitës dhe mazhorancës.
Opozita i ka cilësuar koncesionet për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve me djegie si “aferë korruptive” me “shumëfishim kostosh”.
Mesditën e së mërkurës, aktivistë të shoqërisë civile të grupuar në “Nismën Thurje” i drejtuan Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) një kallëzim në lidhje me dyshimet për korrupsion rreth marrëveshjeve koncesionare të inceneratorëve.
Një nga aksionerët e koncesiosionarit të Fierit rezulton nën hetim për korrupsion në Zimbabve dhe për këtë, Pano Soko, përfaqësues i “Nismës Thurje”, tha se duke nisur edhe ajo hetimet “drejtësia shqiptare duhet të provojë se me reformimin është më e mirë”.
Sipas marrëveshjeve koncensionarët paguhen me para publike për çdo sasi mbetjesh që trajtojnë, mirëpo sikurse e ka deklaruar për Euronews Albania eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni, asnjë nga 3 inceneratorët nuk përpunon me djegie mbetje, ndërsa jo të gjithë janë përfunduar së ndërtuari.
Javën e dytë të qershorit PD akuzoi qeverinë se kishte mbyllur qëllimisht vendgrumbullimin e mbeturinave në Durrës për të shtuar me “100 milionë euro” pagesat e inceneratorit të Tiranës.
Euronews Albania iu drejtua për koment Kryeministrisë dhe Bashkisë Tiranë, por nuk mori përgjigje.
Lexoni gjithashtu:
Mbetjet e Durrësit, eksperti i mjedisit Ferruni: Politika aktuale vështirë të ndryshojë gjë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta