PD akuza qeverisë se mbylli landfillin e Porto Romanos për 100 milionë euro pazare me mafien e plehrave
Partia Demokratike denoncoi të enjten atë që e quajti “pazar mafioz me plehrat e Durrësit” që çon “100 milionë euro shtesë në inceneratorin e Tiranës”.
Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka akuzoi qeverinë e Kryeministrit Edi Rama se mbylli qëllimisht vendgrumbullimin e plehrave të Durrësit për të shtuar të ardhurat e inceneratorit të Tiranës, i cili sipas marrëveshjes koncensionare paguhet me para publike për çdo sasi mbetjesh urbane që trajton.
“Në kulmin e pandemisë, përmes një tenderi të paracaktuar, u mbyll vend-depozitimi i mbetjeve në Porto Romano të Durrësit. Më pas mbetjet e Durrësit u shpërndanë në disa vende të dukshme, më vonë mafia e la qytetin pa pastruar në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive prej 100 milionë eurosh për largimin e plehrave nga qyteti. Në fund i dogjën publikisht në Manzë për të tërhequr vëmendje si nga Tirana ashtu edhe nga Durrësi,” – analizoi Paloka.
Euronews Albania u drejtoi kërkesa për koment zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe Bashkisë së Tiranës, por nuk mori përgjigje.
Në janar të këtij viti qeveria vendosi mbylljen e vendgrumbullimit të Porto Romanos, për t’i hapur rrugë kthimit të mbi 155 mijë metrash katrorë truall në një park rekreativ sipas projektit të mbiquajtur “ECO-Park Durrës”. Më herët në dhjetor 2019 Kryeministri Rama qe shprehur se Durrësi mund t’i dërgonte mbeturinat në vendgrumbullimin e Sharrës në Tiranë.
Opozita ka denoncuar prej kohësh dyshimet se pas inceneratorëve, një prej të cilëve është ngritur në Sharrë të Tiranës, organizohet një “aferë mafioze” e lidhur me qeverinë.
“Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elbasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh të mërkurën kreu i mafies së plehrave,” – akuzoi Paloka.
Lexoni gjithashtu:
Durrësi noton në plehra, mbyllja e landfillit të Porto Romanos shkakton ndotje masive
Jo vetëm naftë, kompania koncesionare kërkon shfrytëzimin maksimal të Porto Romanos
Pasi e ndotën me naftë, Porto Romano në Durrës do të kryejë një tjetër funksion
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta