PD akuzon qeverinë se po nxit valë të dytë emigrimi pas periudhës 1990-2000
Partia Demokratike akuzoi të premten qeverinë se nuk po bën asgjë për të ndalur prirjen e lartë të emigracionit, përkundrazi po e nxit atë me keqqeverisje.
Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, përmes një postimi në Facebook, akuzoi qeverinë se po i largon “dëshpërimisht shqiptarët nga vendi pasi u ka vrarë atyre shpresën”.
“Kjo qeveri premtimin për 300 mijë vende pune po e mban, por për t’i punësuar shqiptarët larg vendit dhe duke i detyruar ata që të marrin arratinë. Edhe ata që mendohet se kishin mundësi jetese normale përmes gjenerimit të biznesit të vogël, në mënyrë drastike me mijëra prej tyre po ulin qepenat,” – u shpreh Çupi duke këmbëngulur se që prej vitit 2016 po ka rritje të prirjes për të ikur jashtë shtetit.
Çupi e konsideron “valë të dytë emigracioni pas periudhës 1990-2000” prirjen për t’u larguar nga vendi.
Në postimin e saj ish-deputetja demokrate iu referua një artikulli të nxjerrë nga mediat, i cili citonte të dhëna nga Instituti i Statistikave.
“Janë kthyer 20,700 emigrantë, që është niveli më i ulët që nga vitit 2010, ndërsa vetëm gjatë vitit 2019 janë larguar nga vendi rreth 44 mijë persona,” – këmbënguli Çupi.
Prirja e lartë e emigrimit ka qenë temë e nxehtë politike mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit e ka akuzuar vazhdimisht qeverinë se ajo është shkaktare e emigracionit, ndërkohë që nga qeveria largimi i të rinjve është konsideruar prirje e ngjashme me gjithë rajonin.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta