PD ankimon vendimin për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismaliaj
Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për lënien në detyrë të kreut të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj.
PD argumenton se vendimi për Isamilaj është i padrejtë dhe i pabazuar në dispozita ligjore dhe se duhet të shfuqizohet.
Një javë më parë, Komisioneri Shtetëror Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi që Ismailaj të vazhdojë të drejtojë Bashkinë e Mallakastër edhe pse ishte i dënuar me 3 vite burg në Greqi.
Sipas Celibashit, “në rastin konkret leximi i opinionit të prokurorisë thotë se vepra penale këtu dënohet me gjobë dhe se komisioneri nuk mund të bëjë lexim tjetër përveç kësaj”.
Celibashi theksoi se subjekti është dënuar për kundravajtje penale dhe nuk përfshihet në kushtet e shkarkimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta