PD: Ardi Veliu ka qenë çdo ditë në shërbim të grupeve kriminale

5 Tetor 2021 | 18:09

Partia Demokratike ka reaguar pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga drejtimi i Policisë së Shtetit.

Sipas saj, duke nisur nga sot në radhët e Policisë ka një “bandit më pak”, kurse largimin e tij e cilëson të detyruar, pavarësisht rezistencës së bëra nga kryeministri Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shkruan në “Facebook” se ish-kryepolici ka qenë në shërbim të “grupeve kriminale dhe rrjeteve të caktuara të trafikut ndërkombëtar të drogës”.

Partia Demokratike thotë se largimi i Ardi Veliut nuk e përmirëson situatën për sa kohë kryeministrit është “partneri kryesor i krimit të organizuar”.

Sipas PD, lufta ndaj krimit të organizuar nuk mund të realizohet pa largimin nga detyra të kryeministrit Rama.

“Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka për të pasur kurrë luftë serioze ndaj krimit, policët e ndershëm do të vazhdojnë të ndihen të tradhtuar dhe të demotivuar, si dhe ngjarjet e rënda kriminale do të vijojnë të tronditin qytetet tona”, shkruan z. Bardhi në “Facebook”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026