PD denoncon rastin e nënës nga Lezha, vijon të jetojë në pallatin e dëmtuar nga tërmeti me fëmijën e sëmurë

4 Tetor 2020 | 09:31

Partia Demokratike ka denoncuar sot rastin e Tone Përndoj nga qyteti i Lezhës, e cila bashkë me familjen dhe fëmijën e sëmurë vijon të jetojë në pallatin e dëmtar nga tërmeti.

Ajo tregoi për ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku vështirësitë që po kalon, por edhe problemet që ka ndeshur në dyert e institucioneve që deri tani nuk i kanë dhënë zgjidhje. 

“Këtu s’kanë qenë,.  Na patën thënë të shkojmë në Shëngjin, kam pasur një fëmijë të sëmurë edhe s’mund të shkoja. Këtu s’ka ardhur kush të shikojë. Kam shkuar tek Bashkia më kanë thënë ke ardhur me vonesë këtu në Balldre, kurse në Lezhë s’na kanë pranuar, kam shkuar e s’na ka pranuar kush. Kemi bërë një kërkesë tani, e kemi çuar për në Tiranë, s’na ka kthyer kush përgjigje”, tha Tone Përndoj.

Në denoncimin qe PD sjell për vonesat në procesin e rindërtimit, Tone Përndoj thotë se ka pasur diferencime mes familjeve, për sa i përket dëmshpërblimit.

“Familje të tjera kanë marrë… kanë marrë, kanë marrë!… Me më ndihmuar edhe mua siç kanë ndihmuar të tjerët, të paktën mos të na ndajnë, një po një jo. Tërmeti ka rënë barabartë, si në kat të parë si në kat të pestë”, tha znj. Përndoj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026