Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka depozituar në KQZ një kërkesë ankimore për votat e disaposrës nga Greqia.
Në këtë shkresë, PD ka kërkuar ngrirjen e procedimit me zarfat e ardhura nga Greqia pasi sipas tyre ka pasur parregullsi të shumta
“Në vijim të “përgjigjes suaj” pas një prej shkresave të mëparshme që subjekti zgjedhor PD-ASHM ju ka përcjellë, ku ju njoftonte për të disatën herë dhe kërkonte të mermit masa për kthimin në shina ligjshmërie të situatës për shkak të shqetësimit të jashtëzakonshëm për fenomenin e keqtrajtimit të zarfave e të votës së emigrantëve të Greqisë nga operatori i shërbimit postar dhe operatorët të tjerë të nënkontraktuar (të palegjitimuar nga kuadri ligjor e nënligjor për të orfruar shërbimin e dorëzimit dhe marrjes së zarfave), detyrohemi të përpilojmë sërish këtë shkresë për tju ndërgjegjësuar dhe ravizuar edhe njëherë përgjegjësinë tuaj absolute jo vetëm në drejtim të garantimit të administrimit të rregullt të procesit zgjedhor, ruajtjes së integritetit e të pacënueshmërisë së tij dhe sigurisë se gara është e ndershme e barabartë dhe e ligjshme.
Pa humbur kohë, po kthehemi sërish te objektivi parësor i gjithë korrespondencës sonë duke ju ripërsëritur thirrjen: sa më parë mermi MASAT E DUHURA e konkrete administrative për ngrirjen e zhvillimit më tej të procedimit me zarfat e ardhura nga Greqia!
Për hir të kokëfortësisë së fakteve dhe argumente ligjorë dhe dispozitave që mbështesin dhe legjitimojnë përpjekjen tonën për një çështje kaq sublime si masakra me zarfat e votuesëve të Greqisë nëpërmjet kësaj shkrese ju kujtojmë parimin e diskrecionit (tuaj) të normuar dhe theksuar si parim kyç jo vetëm në Kodin Zgjedhor, atë të Porcedurave Administrative, por edhe në çdo akt rregullator të institucionit të KQZ.
Parimi i Diskrecionit ju detyron ti jepni zgjidhje çdo rrethane eventuale administrative me qëllim garantimin e integritetit dhe sigurisë së procesit.
Qartazi është faktuar në mënyrë të përsëritur se zarfat në Greqi janë marrë dhe dorëzuar në mënyrë të paligjshme, përmes personave të tretë, të paautorizuar, të paidentifikuar dhe në mungesë të çdo kontakti të drejtpërdrejtë me vetë votuesin. Kjo gjë ka përjashtuar plotësisht votuesit nga ushtrimi i lirë, individual dhe i fshehtë i të drejtës për të votuar. Veprimet në fjalë padyshim që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor dhe aktet rregullatore të KQZ-së. Edhe në dijeninë tuaj, asnjë zarf ku prezumohet të gjendet vota nuk mund të konsiderohet i vlefshëm nëse procesi i zarfimit, nisjes, administrimit fillestar nga kompania postare, dorëzimi te votuesi, votimi, dhe marrja e zarfit nuk është kryer në përputhje e në respektim të rregullit për administrimin dhe dorëzimin e sigurtë, garantimin e fshehtësisë, individualitetit, lirisë, dhe pandikueshmërisë.
Pas fakteve të pafundme, që edhe ju dispononi kërkuam marrjen e masave për ngrirjen dhe mosvijimin e procedurës me zarfat e ardhur masivisht nga Greqia për tu vlerësuar dhe numëruar më tej pasi nuk kanë aspak integritetin e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga ana e kompanisë postare kryesore. Faktohet se masivisht zarfat janë marrë nga persona të paidentifikuar dhe fletët e votimit janë plotësuar nga persona të tretë, ndërkohë që zarfi duhet të ishte dorëzuar personalisht në dorë me kundërfirmë të votuesit dhe po ashtu ti kthehej serish kompanisë parësore të shërbimit postar për t’u dërguar drejt Shqipërisë.
Kjo apati ndaj kësaj problematike, çka dëshmohet qartë që me mungesën e nisjes së procedimit hetimor administrativ dhe mos ngritjes së një grupi specialistësh të KQZ për të verifikuar nga afër se çfarë po ndodhte në Greqi, prodhoi tanimë këtë situatë alarmante, të përballjes me mijëra zarfe të ardhur nga Greqia qe nuk garantojnë as që lidhen me individin që realisht i përket e drejta e votës dhe as me integritetin e fshehtësinë e saj apo besueshmërinë e administrimit të saj që nga fillimi deri në fund të mbërritjes së zarfit dhe votës.
Pra, pasoja tashmë është lejuar nga mosndërhyrja juaj në kohë ndaj ju bëjmë thirrje urgjente e paekuivok që ky produkt zgjedhor i orkestruar dhe i patronazhuar të marrë përgjigjen e merituar përmes veprimeve proaktive, konkrete, ekzekutive dhe të menjëhershme. Çdo votë është akt sublim, është shprehje vullneti, çdo votë është proces dhe merr vlerë ligjore, morale e politike vetëm nëse përmbushet gjithë rendi i këtij procesit në përputhshmëri me ligjin dhe aktet nënligjore”,-thuhet në ankesën e PD-ASHM.