“PD, destabilizim me COVID” Rama thirrje Bashës: Frenoni mitingjet, kufizoni pjesëmarrjen

17 Mars 2021 | 14:25

Kryeministri Edi Rama kritikoi sot fushatën e opozitës, jo për shkak të programit, por për shkak të tubimeve që sipas tij mund të çojnë vendin në destabilitet, pasi mund të sjellin një përhapje masive të COVID-19.

Takimet elektorale të kreut të opozitës Lulzim Basha, që shpesh kanë përfunduar në mitingje, kryeministri i ka komentuar si një rrezik real të destabilizimit, për shkak të rriskut të madh të përhapjes së covidit.

“[…] është fare e qartë që rreziku edhe i destabilizimit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron gjithmonë e më shumë është prezent. Mblidhen për të shpërndarë covidin te njëri tjetri me dy gishta dhe për të uruar karvanin e fitores. Të gjithë ata që janë aty në ato tufat e organizuara gjoja spontane,” – tha Rama.

Rama i ka bërë thirrje kreut të PD-së që të ndalojë mitingjet në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, për shkak të masave anti-COVID. 

“Unë dëshiroj t’i bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës dhe opozitës, që të frenohen nga dhënia e këtyre shfaqjeve absurde, që jo vetëm janë shumë dëmtuese, janë çedukuese, janë të pamoralshme në këtë fushë beteje,” – vijoi Rama.

Rama kishte zgjedhur parkun arkeologjik të Apolonisë për të prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut Fier. Dy kandidatë, Bashkim Fino dhe Nimet Musai nuk ishin prezent pasi janë te prekur nga COVID-19, dhe ky ishte një rast që Rama të apelonte sërish në adresë të opozitës për të riparë numrin e personave të lejuar në një takim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026