PD dorëzon sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

30 Shtator 2021 | 10:30

Partia Demokratike do të dorëzojë sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, të cilësuar si masakër elektorale nga demokratët.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD pak ditë më parë, se ka përcaktuar tri çështjet kryesore ku do të jetë e fokusuar opozita parlamentare.

Ai u shpreh se beteja e PD në parlament do të përqendrohet në atë që PD e cilëson si “masakrën zgjedhore”, manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës”, tha Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026