PD e quan ‘pushtim’ praninë e të përjashtuarve në grupin parlamentar

31 Mars 2022 | 11:15

Partia Demokratike e cilëson ‘pushtim’ pjesëmarrjen e Berishës dhe personave të tjerë të përjashtuar nga grupi parlamentar.

“Vendimet, veprimet, pushtimet nuk e ndihmojnë PD dhe nuk i shërbejnë bashkimit dhe as të ardhmes së demokratëve. Alternativa jonë e së nesërmes nuk mund të jetë kurrë një alternativë dhune dhe pushtimi apo izolimi nga partnerët tanë euro-atlantikë, me të cilët ia kemi dalë të sigurojmë arritjet më madhore për shqiptarët”, thuhet në komunikatë.

Vendimi i gjykatës që njeh Statutin e miratuar në Kongresin e thirrur nga Berisha, thuhet në reagim nuk është i formës së prerë dhe do të pritet zbardhja për të bërë ankimim.

“Vendimi i Gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë. PD është në pritje të zbardhjes së vendimit për të bërë ankimim sipas ligjit”, thuhet në reagim.

Ndërsa pritet vendimi i Gjykatës për regjistrimin e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 18 dhjetor nga Basha, PD thekson se do të zbatojë çdo vendim gjykate të formës së prerë.

Në mbledhjen e së enjtes të grupit parlamentar të PD, ishin të pranishëm Berisha dhe deputetë të tjerë të përjashtuar nga grupi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026