PD humbet bastionet e djathta, Lajla Përnaska: Ndihem e trishtuar, gabimi i opozitës
Kandidatja për Bashkinë e Tiranës, Lajla Përnaska nga Partia për Drejtësi, Integritet dhe Unitet ka marrë deri më tani 1518 vota.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se duhet të arrijmë standardin zgjedhor me këtë proces ndërsa theksoi se në Tiranë do të vazhdojë të qeverisë pakica e shumicës.
E pyetur për rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër, Përnaska nënvizoi se është e trishtuar se këtë radhë këtë bashki e fitojë PS.
“Duhet të arrijmë standardin zgjedhor me këtë proces. Në raport me rezultatin duket qartazi që edhe në Tiranë do të vazhdojë të qeverisë pakica e shumicës.
Më shumë se e surprizuar jam e trishtuar. Lexohej paraprakisht dhe një disavantazh i ndjeshëm i opozitës dhe në këtë garë nga mënyra se si opozita u fut e përçarë. Nuk gjetën as vullnetin, as aftësinë as drejtuesit kryesorë të saj që ta unifikonin të gjithë energjinë për të bërë një garë të fortë. Jam e bindur që kapacitetet brenda të djathtës janë shumë herë më të mëdha se sa ato që u përfaqësuan dhe nga siglat politike opozitare dhe brenda kësaj gare”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit