PD kryen homazhe në 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit

12 Shtator 2021 | 10:48

23 vite parë u ekzekutua një nga themeluesit e Partisë Demokratike Azem Hajdari, një nga figurat rëndësishme viteve para pluralizmit në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkë me disa prej deputetë tjerë bënë homazhe memorialin e liderit lëvizjes studentore.

Basha tha se vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit shërben si model frymëzim kundër dhunës së regjimit shtypës.

“Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa”, shkroi Basha.

Kreu i PD-së thotë se emri i Azem Hajdarit është simbol bashkimi për demokratët, sidomos në rrethanat aktuale që siç thotë ai “fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva  europiane e Shqipërisë po kërcënohet nga korrupsioni dhe regjimi i pakicës”.

Udhëheqës i Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, Azem Hajdari me rezistencë dhe mbështeje të gjerë arriti të përmbysë regjimin komunist në Shqipëri, ndërsa i hapi rrugë vendosjes së pluralizmit politik.

Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe njëherësh kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari mbajti postin e deputetit në radhët e Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra, më 12 shtator të vitit 1998.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026