PD-ja denoncon rastin e familjes Krosi në Kurbin: Të bëjnë shtëpinë, nuk i dua gjë tjetër shtetit
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të hënë rastin e një tjetër familjeje, e cila sipas saj ka humbur shtëpinë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe është lënë në harresë të plotë nga strukturat shtetërore.
Bëhet fjalë për çiftin Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë kjo që ndan Kurbinin me Krujën. Ata thonë së jetojnë në një çadër, e cila nuk përmbush asnjë kusht jetese, ndërsa thotë se nuk ka marrë asnjë përkrahje.
“Asnjë, asnjë ndihmë, asnjë send nuk na kanë dhënë neve të dyve pleq. Unë nuk e di se çfarë presim! Ne presim të shkojmë tek gropa. Veç të shkojmë tek gropa, atë presim! Unë për vete po një herë, se jam i sëmurë, me diabet, me tension, me zemër. Unë për vete jam me ilaçe. Edhe kjo e vjetër”, thotë ai.
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, vizitoi nga afër familjen Krosi në fshatin Bushnesh. Kryefamiljari Fran Krosi thotë se e vetmja gjë që kërkon është një shtëpi me dy dhoma sa për të futur kokën, pasi i ftohti dhe shiu që ka nisur iu rrezikon jetën në çadër.
“Të ardhura veç pensionin. Pensionin kjo, pensionin unë, asnjë të ardhur tjetër, asnjë të ardhur! Veç pensioni i kësaj, pensioni im, me ta kalojmë. Jena shumë keq, shumë, shumë keq, deri aty në grad të fundit. Veç të më bëjnë shtëpinë, nuk i dua gjë tjetër shtetit. Unë, të më bëjnë shtëpinë siç e kam pasur, mor të paktën dy dhoma të rrimë. Mos të rrimë në çadër. Mos të rrimë në çadër”, tha ai.
Prej muajit gusht, Partia Demokratike ka denoncuar raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave. Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Mamurrasi, Bubqi, Lezha dhe Tirana.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta