PD ka pritshmëri që rezultati i zgjedhjeve të ndryshojë, Alfred Rushaj: Do ketë surpriza
Partia Demokratike pret që me vijimin e numërimit të votave rezultati të ndryshojë.
Kandidati për deputet, Alfred Rushaj, tha në një deklaratë për shtyp se me vijimin e procesit “do të ketë surpriza”. Rushaj tha se PD do të rikuperojë.
“Sot, pamë konkretisht se si dy vende deputetësh u rikuperuan. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë,” – u shpreh Rushaj.
Kandidati i PD-së u bëri thirrje komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve, “të mos tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve”.
“[Qytetarët] Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin,” – u shpreh Rushaj.
Deri në orën 21:00 kur qenë numëruar rreth 70% e qendrave të votimit, në rang vendi rezultati shihte PS-në në krye me rreth 100 mijë vota më shumë se koalicioni i PD-së.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL