PD kërkon rotacionin, Basha: Ndryshimi po vjen, do ta çoj Shqipërinë në BE
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore të 25 prillit. Nga sheshi
“Nënë Tereza” në Tiranë me qindra simpatizantë i janë bashkuar takimit, ku kryetari Lulzim Basha deklaroi se shqiptarët këtë herë do të bëjnë ndryshimin, ndërsa u angazhua se me ardhjen e tij në pushtet, Shqipëria do të jetë vend anëtar i Bashkimit Evropian.
Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore. Me flamuj nëpër duar dhe mjete të parkuara në sheshin “Nënë Tereza”, disa minuta para orës 17:00, kur ishte planifikuar qindra simpatizantë kanë nisur grumbullimin.
Edhe kandidatët e së djathtës janë mbledhur në këtë orë në podiumin e ngritur për aktivitetin e parë që i paraprin zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa në skenë ishin vendosur 3 ekrane, ku shfaqej flamuri shqiptar dhe logoja e fushatës së Partisë Demokratike.
Me mbërrtijen e kryetarit Lulzim Basha, në orën 18:10 është celur edhe fushata, me tingujt e himnit Kombëtar të kënduar nga Kastriot Tusha.
Fjalimi i parë iu besua shkrimtares Flutura Açkës, kandidate e Elbasanit, e cila tha se nuk hezitoi të pranonte ftesën e kandidimit, pasi për të sot është momenti që Shqipëria të ecë përpara, pasi janë vetëm dy alternativa, ose të ndreqet demokracia, ose të shkohet në diktaturë.
“Ose ndreqe demokracinë, ose shko në diktaturë kjo është ajo që rrezikojmë me këto zgjedhje, e pra kjo është alternativa,” – u shpreh shkrimtarja Açka.
Më tej, fjalën e kanë mbajtur aktori Neritan Liçaj, Andi Lila dhe Floriana Garo, për t’i lënë më tej fjalën kryetarit Lulzim Basha. Kreu i demokratëve kërkoi ndryshimin para kandidateve dhe simpatizanteve te PD-së, duke thene se qeveria Rama prej tretë vitesh mashtron shqiptarët.
“Më shumë se kurrë duhet të mbrojmë dhe të vendosim në vendin e duhur krenarinë tonë të kahershme kombëtare si shqiptar, sepse duhet të ndalojmë një orë e më parë këtë varfërim dhe zbrazje që po i ndodh Shqipërisë,” – u shpreh Basha.
Sipas tij më 25 prill do t’i jepet fund tranzicionit, dhe zotimi që bën si kryeministër i ardhshëm, është anëtarësimi i Shqipërisë në bashkimin Europian.
“Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim një detyrë, një mision që i përgjigjet dëshirës së çdo shqiptari, kur të më zgjidhni kryeministër detyra e parë madhore, misioni ynë hynor është futja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” – këmbënguli kryetari i PD-së.
Në orën 19:00, me përfundimin e fjalimit të Bashës u mbyll edhe takimi i parë elektoral, i cili do të vijojë për 30 ditë në të gjithë vendin.
Lexoni gjithashtu:
PS kërkon mandatin e tretë, Rama sulmon Bashën për mënyrën e nisjes së fushatës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta