Votimi dhe numërimi elektronik, PD dhe PS propozojnë qarqet e tyre të përzgjedhura

7 Janar 2021 | 14:27

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkohen që votimi dhe numërimi elektronik të ndodhë në qarkun e Korçës, por ndahen tek propozimi i dytë, ku demokratët kërkojnë që të jetë Fieri ndërsa socialistët kërkojnë që të jenë disa njësi në Tiranë.

Fillimisht ishte Partia Demokratike që iu përgjigj kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për propozimet për votimin dhe numërimin elektronik për qarkun e Korçës dhe Fierit e më pas socialistët kanë dorëzuar propozimet e tyre në KQZ

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka dorëzuar propozimet e saj lidhur me dy qarqet ku preferon që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit të bëhet votimi dhe numërimi në mënyrë elektronike.

Në bazë paktit mes forcave politike në vend gjatë reformës zgjedhore u ra dakord që në të paktën 20% të qendrave të votimit në vend, votimi të bëhen në mënyrë elektronike dhe gjithashtu dhe numërimi i votave.

 

Lexoni gjithashtu:

Teknologjia në zgjedhje, KQZ u kërkon partive politike të propozojnë zonat ku do të implementohet votimi elektronik

Rrezikohet identifikimi biometrik në zgjedhje, vetëm një kompani angleze në garë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026