PD kundër komisioneve parlamentare online

25 Shtator 2021 | 12:16

PD ka vendosur të mos i njohë mbledhjet e komisioneve parlamentare online duke dalë kundër vendimit të marrë të enjten në Kuvend për mbajtjen e tyre me video-konferencë.

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së, mbledhje e nisur prej orës 11:00, PD ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës së Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, arritur të enjten. Partia më e madhe e opozitës ka theksuar se do të vijojë deri në fund të këmbëngulë që mbledhjet të zhvillohen me prani fizike të deputetëve.

Socialistët e kundërshtuan në Kuvend këtë qasje, me argumentin se pandemia e pamundëson zhvillimin në mjedise të mbyllura, për orë të zgjatura të mbledhjeve të komisioneve. Sidoqoftë kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh të enjten se për mbledhje të rëndësisë së veçantë mund të gjendet një zgjidhje e mesme për të zhvilluar seancë me prani fizike.

Sipas PD-së komisionet janë një element shumë i rëndësishëm i jetës parlamentare dhe vendimmarrjes dhe zhvillimi i tyre online siç është bërë vitin e fundit “nuk i bën funksionale dhe nuk u shërben qytetarëve, bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit, synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe të mohojë transparencën”.

Gjatë ditës së sotme PD ka diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar edhe për qasjen që do të kenë rreth reformës territoriale përpara zgjedhejeve lokale të vitit 2023.

PD ka zhvilluar disa takime në rrethe për të pasur një opinion më të plotë për hartimin e një propozimi konkret për ndryshimet apo për atë që do të jetë oferta e opozitës për ndryshimin e hartës administrative.

Opozita e ka kundërshtuar reformën administrative-territoriale, të kryer në vitin 2014. PD kërkon shtim të bashkive dhe njësive administrative, ndërsa PS për shkurtimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026