PD kundër nismës për amnisti fiskale: Synon ta kthejë Shqipërinë Panama të Evropës
Partia Demokratike kundërshtoi të dielën nismën e qeverisë për amnisti fiskale. Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se projektligji nuk u shërben qytetarëve të thjeshtë, apo ish-emigrantëve, por “organizatave kriminale”.
“Ligji në fjalë është ideuar jo për t’i shërbyen shqiptarëve që kanë emigruar dhe u duhet të deklarojnë pasurinë. Synimi parësor i ligjit është që të ndihmojë të inkriminuarit dhe organizatat kriminale që të pastrojnë pasuritë dhe paratë e tyre në mënyrë të paligjshme,” – u shpreh ish-deputetja e Tiranës, e cila këmbënguli se amnistia e kthen Shqipërinë në “Panamanë e Evropës”.
Për këtë pretendim demokratët i referohen pikës 1 të Nenit 5 të projektligjit, i cili thotë se “përfitues do të jenë edhe rezidentët në Shqipëri, pavarësisht shtetësisë së tyre”.
“Nëse në Shqipëri është rezident një individ, i cili nuk deklaron pasurinë e tij në një shtet të BE-së apo SHBA-së, ky qytetar përfiton nga kjo amnisti dhe, gjithashtu, mund t’i shpëtojë hetimit të kësaj pasurie nga qeveria shqiptare,” – u shpreh Tabaku teksa pretendoi se qeveria ka synuar të bëjë të njëjtën gjë me projektin e dhënies së pasaportave për ata që do të investonin në Shqipëri.
“Draftligji parashikon jo vetëm ruajtjen e konfidencialitetit, por edhe mos hetim për ato individë të huaj apo vendas që do të përfitojë nga amnistia,” – shtoi më tej ish-deputetja e PD-së duke argumentuar se krahas këtij ligji qeveria ka aprovuar edhe përdorimin e kriptomonedhave, që sipas opozitës “i lënë shteg pastrimit të parave”.
“Për të lehtësuar pastrimin e parave të pista, qeveria ka vendosur pagesën e një takse të ulët, që shkon 5% deri maksimalisht 10% e vlerës së deklaruar. Ndërkohë ajo detyron qytetarët e vendit, përgjithësisht shtresën e mesme dhe biznesin e ndershëm të paguajë taksa deri në 23%,” – analizoi më tej Tabaku.
Euronews Albania iu drejtua Kryeministrisë për një koment për pretendimet e opozitës, pasi kjo nuk është hera e parë që ajo e akuzon qeverinë se po bën politika fiskale në favor të krimit.
Pikërisht ish-deputetja Tabaku mbajti një pozicion të ngjashëm edhe 2 muaj më parë në një dalje publike, kur e cilësoi projektin e qeverisë si projekt që synon kthimin e Shqipërisë në “lavatriçe të madhe parash”.
Në fillim të muajit mars, qeveria njoftoi për nismën e saj për një amnisti fiskale, të cilën kryeministri Rama e cilësoi “lehtësuese në procesin e formalizimit të ekonomisë”.
Nga amnistia, e cila mendohet të zgjasë 1 vit, parashikohet të përjashtohen politikanët, familjarët e tyre, prokurorët, gjykatësit dhe të inkriminuarit.
Lexoni gjithashtu:
Rama: Brenda majit amnisti fiskale dhe penale për ata që duan të formalizojnë pasurinë
Amnistia fiskale, ish-deputetja Tabaku: Rama po u pastron paratë të inkriminuarve
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta