PD: Mbi 11 hektarë tokë e përmbytur në Lezhë, asnjë investim nga bashkia dhe qeveria
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me përmbytjet në bashkinë e Lezhës.
Deputetja e kësaj force politike, Lindita Metaliaj ka deklaruar se aktualisht, 11.2 hektarë tokë në këtë bashki, ndodhen në ujë.
Sipas saj, bashkia dhe qeveria nuk kanë kryer asnjë investim.
“Qyteti i Lezhës përmbytet, sepse edhe kanali i ujërave të larta, është mbledhësi i ujërave të larta nga përrenjtë që vijnë nga mali në lagjen e spitalit që vërshojnë më pas në Varrezat e Dëshmorëve, rrjedhin në lagjen ‘Besëlidhja’, duke vërshuar në rreth 11.2 hektarë në lagjen e qytetit. Nuk është bërë asnjë investim i kërkuar, ka përmbajtje inertesh të cilat vërshojnë nga mali, nga lagjia e spitalit, dhe gjithmonë atje është kaos. Nuk zbret dot as ambulanca për në spital. Në anën tjetër është sifoni i ujërave të bardha që ndodhet në lagjen ‘Shtrauz’. Ai është bllokuar tashmë nga ndërtimet e shumta, nuk është vënë dorë.
Pra, janë një sërë faktesh, dhe faktorët që e përbëjnë këtë situatë dramatike përmbytjesh aktualisht që flasim në qytetin e Lezhës. Një problematikë tjetër është edhe mungesa e energjisë elektrike në qytetin e Lezhës, por edhe në zonat rurale. Ka patur ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike, ç’ka ka sjellur që edhe hidrovorët të mos punojnë në kapacitet të plotë. Në hidrovore nk ka patur investime. Qoftë në hidrovorin e Gocaj, apo në Talë, gjatë ditës së sotme është ndërprerë në mënyrë të vazhdueshme, sepse ka mungesë me burim të dytë energjie në këto hidrovore”, theksoi ajo ndër të tjera.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë