PD mbledh grupin parlamentar për presidentin, Boçi: Nul, Alibeaj i shkarkuar
Sot në orën 17:00 do të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në mbledhjen pritet të diskutohet për procesin e zgjedhjes së presidentit, ku një ditë më parë u mbajt edhe Konferenca e Kryetarëve.
Mbledhjen e thirrur nga kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, deputeti Luçiano Boçi e ka konsideruar nul, duke i kujtuar vendimin e shkarkimit në kuvendin e 30 prillit.
“Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill. Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi. Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar. Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla”, shprehet Boçi.
Ndërkohë, nga Fieri kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se kryetari i ri i shtetit duhet të jetë një figurë e pranuar nga të gjithë shqiptarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:26 Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli
- 15:06 I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane