PD mbledh Kuvendin më 2 shtator, deputeti Çollaku zbulon çfarë pritet të ndodhë

28 Gusht 2023 | 13:34

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, zbuloi gjatë një lidhjeje direkte për Euronews Albania, detaje nga Kuvendi Kombëtar që pritet të mbajë Partia Demokratike më dy shtator.

Sipas deputetit, me mbledhjen e Kuvendit PD synon t’i japë fund paqartësive dhe përplasjeve që kanë shoqëruar Partinë Demokratike gjatë gjithë kësaj periudhe përplasjesh mes dy grupimeve.

Ai nënvizoi se Kuvendi Kombëtar do të shërbejë si pikënisje për hapjen e fushatës për përballjen e Partinë Demokratike me qeverinë.

Ai tha se pas dy shtatorit Partia Demokratike do të bëjë një vlerësim të situatës dhe një formatim të të gjithë strukturave të brendshme të partisë.

“Përveç një vlerësimi të situatës politike në vend, situata me zhvillimet e shumta politike kërkon një përgjigje nga Partia Demokratike në formë të strukturuar. Kuvendi Kombëtar është organi më i rëndësishëm i Partisë Demokratike në një cikël 4- vjeçar, patjetër do të ketë edhe një debat dhe parashikohen diskutime mbi ndryshime statutore për funksionimet, të cilat mendojmë që eksperencën e gjithë këtyre viteve pozitive apo negative do ta materializojmë  në një riformatim të ri të strukturave të Partisë Demokratike. Do të jetë edhe një proces që do të shtresëzohen, do të hidhen bazat e strukturave të reja të partisë. Pritet një lëvizje që do të prekë çdo segment dhe çdo strukturë të Partisë Demokratike nga qëndra deri në qelizën më të fundit”, – tha Çollaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Masat e sigurisë për sezonin turistik, ministri Lamallari dhe Hita inspektime në Shëngjin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita këtë të martë inspektoi zbatimin e...
21:11 | 28/07/2026

Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar në fshatin Dedaj të Pukës, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë paraqitur...
20:52 | 28/07/2026

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026