Kuvendi i PD në 2 shtator| Basha zbulon logon, cilat janë ndryshimet e pritshme

28 Gusht 2023 | 12:17

Më datë 2 shtator Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Ky ishte ndër vendimet e para që mori kryesia e partisë fill pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës kryetar.

Mbledhja e organit më të lartë drejtues të partisë pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali Berishën dhe grupin e rithemelimin dhe me dominimin absolut të Lulzim Bashës.

5 ditë para mbledhjes së Kuvendit janë zbuluar disa detaje. I pari që u zbulua ishte logo e Kuvendit. E publikuar fillimisht nga Basha dhe më pas nga të gjithë deputetët mbështetës të tij, logo përmban siglën e Partisë zyrtare dhe një stilizim të shqiponjës së flamurit në ngjyrë portokalli.

Gjithashtu, bëhet me dije se vendi i mbajtjes së Kuvendit, ndryshe nga herët e mëparshme do të jetë Pallati i Sportit Asllan Rusi që pritet të krijojë mundësi për akomodimin e më shumë delegatëve të Kuvendit.

Ndërkohë sa i takon vendimmarrjeve të këtij Kuvendi, më të rëndësishme kanë të bëjnë me ndryshimet statuore, pritet të rishkruhen nenet që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e partisë.

Gjithashtu pas këtij Kuvendi pritet t’i hapet rruga e ristrukturimit dhe riorganizimit të strukturave partiake si ato në qendër, por edhe në rrethe, ku mbetet për t’u parë se si do të veprohet me ato degë ku kryetarët janë të komanduar.

Ndërkohë pikëpyetje të shumta ka edhe me atë se çfarë do të ndodhë me grupimin e deputetëve dhe demokratëve që udhëhiqen nga Gazment Bardhi, të cilët nuk njohin proceset e bëra deri në rizgjedhjen e Bashës kryetar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026