Partia Demokratike pritet të kryejë analizë të thelluar për zgjedhjet e 25 prillit
Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e 25 prillit.
I ndarë në disa faza, analiza do të zhvillohet në të gjitha nivelet, duke filluar nga çdo grup seksioni e deri në nivel qarku.
Për këtë arsye, degët e partisë brenda datës 1 korrik duhet t’i paraqesin drejtuesit politik të qarkut, analizën e rezultatit të zgjedhjeve, duke përfshirë parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara.
Për këtë qëllim, në çdo degë të partisë ngrihet një grup pune. Më pas, brenda 5 korrikut drejtuesi politik i qarkut paraqet raportin përmbledhës në nivel qarku ndërsa më 10 korrik raporti i kalon Kryesisë. Analiza pritet të zgjasë deri në 30 shtator.
Përpara kryesisë, kreu i PD deklaroi se ishin demokratët që kërkuan vazhdimin e betejës.
“Detyra jonë efshtë të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025”, ka deklaruar Basha.
Veç analizës, në mbledhje u miratua edhe thirrja e Kuvendit Kombëtar në 17 korrik, i cili do të vlerësojë mundësinë për ndryshime në statut, e për këtë është ngritur një Komision i Përhershëm Statutor, i cili brenda 10 korrikut i paraqet Kryesisë, mendimin mbi nevojën e ndryshimeve në statutin e Partisë dhe propozimet konkrete për ndërhyrje në statut.
E për këtë, anëtari i kryesisë, Fatbardh Kadilli shpreson që ndryshimet në statut të bëhen realitet.
Po ashtu në rendin e ditës së kuvendit kombëtar të 17 korrikut është edhe zgjedhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, një vit përpara përfundimit të mandatit.
LEXONI GJITHASHTU:
Basha mesazh kandidatëve që e sfiduan në garë: Është koha të hidhemi në betejë
Gara në PD, kryedemokrati Basha merr 81% të votave, ndërsa Shehaj 14,8%
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta