PD para shtatorit, dilema për drejtimin e Grupit Parlamentar dhe çështja në gjykatë
Në 9 shtator bëhet 1 vit nga skizma e madhe në Partinë Demokratike. Nga ai moment, kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat, shumë ujëra kanë rrjedhur dhe situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike.
Me të gjithë ndryshimet dhe rikthimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike, situata në selinë blu vijon të jetë e përçarë dhe me shumë pikëpyetje për të ardhmen.
Në prag të rifillimit të sezonit politik, dilemat më të mëdha për Partinë Demokratike kanë të bëjnë me fatin e saj në Gjykatë dhe drejtimin e Grupit Parlamentar.
Për çështjen që do të vendosë gjykata se cilin statut do të njohë, ende nuk ka informacion se kur do të shprehet apeli. Nisur nga kjo situatë, rreziku i madh është që edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale Partia Demokratike të përsërisë “6 marsin” e këtij viti dhe rezultati përballë Edi Ramës nuk do të ishte maksimali.
Sa i takon çështjes së grupit parlamentar dhe drejtuesit të saj, ligjërisht njihet Enkelejd Alibeaj. Por pozita e tij është vënë në pikëpyetje nga Sali Berisha, i cili ka deklaruar se drejtimi i grupit parlamentar i takon Luçiano Boçit.
Në kuadër të kësaj përplasje, gjatë ditëve të fundit mësohet se ka pasur disa takime informale të deputetëve demokratë me drejtues të të dyja grupimeve. Sakaq, këtë fundjavë pritet edhe një mbledhje të kryesisë së Partisë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU
Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës