PD për vrasjen e të riut, Alibeaj: Asnjë kurban s’e shpëton dot Ramën nga përgjegjësia
Për Partinë Demokratike reagimi i paralajmëruar i Kryeministrit Rama ditën e sotme është i vonuar. Sipas ish deputetit të PD-së Enkelekjd Alibeaj “asnjë kurban që mund të ndërmerret” qoftë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk e shpëton dot atë nga përgjegjësia.
Alibeaj u shpreh se kryeministri nuk e ngushëlloi familjen Rasha për tre ditë me radhë, por përkundrazi “u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën”.
“Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij. Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia,” – u shpreh Alibeaj.
Kryeministri Rama ka njoftuar për mbajtjen e një fjalimi rreth orës 18:00 për të shpjeguar qëndrimin e tij rreth çështjes së vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e Klodian Rashës, Rama: Në orën 18.00 ndaj qëndrimin tim për vdekjen e tij tragjike
Hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për efektivin
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta