PD prezanton kandidatin për kryebashkiak në Shkodër
Demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha kanë prezantuar këtë të shtunë kandidatin Xhemal Bushati për të garuar në 6 mars për bashki e Shkodrës.
Prezantimi u bë në selinë e PD në Shkodër.
Pjesë e takimit u bënë një pjesë e drejtuesve aktual të njësive administrative në Shkodër si dhe deputet aktual të kësaj force politike në siglën e PD.
Në fjalën e tij, Bushati tha se synonte të bashkonte demokratët për të mirën e Shkodrës.
Prezantimi u bë nga drejtuesi politik në Shkodër i PD, Enkelejd Alibeaj i cili tha që në garë janë përfaqësuesi i PD përballë PS dhe LSI duke ironizuar kështu Grupin e Rithemelimit.
Xhemal Bushati më parë ka drejtuar këshillin bashkiak në siglën e PD në Shkodër .
Në garë për drejtimin e bashkisë së Shkodrës janë Majlinda Angoni nga PS dhe Bardh Spahia nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta