PD prezanton programin për kulturën, Basha: Teatri kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte, ashtu siç ishte

9 Prill 2021 | 19:30

Në sheshin përpara vendit ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar, Partia Demokratike ka prezantuar sot programin për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë Kombëtare.

Kryedemokrati Basha u zotua se pas 25 prillit, nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet, Teatri do të ndërtohet aty ku ishte, ashtu siç ishte.

“Unë dhe PD zotohemi solemnisht që të rindërtojmë teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte dhe i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme” u shpreh z. Basha.

Në lidhje me programin e PD-së për kulturën, kreu i PD-së tha se do të përkujdesen për të gjitha fushat ku shtrihet arti dhe kultura.

“Ne angazhohemi ta bëjmë artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të aksesueshme për të gjithë, jo vetëm si një e drejtë themelore e njeriut, por edhe një faktor themelor për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante, më gjithëpërfshirëse”, tha z. Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026