PD këmbëngul se sulmi me armë në Kavajë kishte prapavijë politike

20 Prill 2021 | 14:59

Partia Demokratike këmbënguli sërish sot ta konsiderojë plagosjen e sekretarit të saj në degën e Kavajës me prapavijë politike. Për këtë ajo publikoi një fotografi, të cilën e konsideroi provë konkrete të pretendimeve të saj.

Zyra për shtyp e PD-së shpërndau për mediat fotografi të Ndriçim Jonuzit në një restorant së bashku me pesë persona. PD thotë se të pesë personat krah tij janë zyrtarë të Bashkisë Kavajë dhe njëri prej tyre kryetar i degës së Partisë Socialiste në këtë qytet.

“ […] të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij [Kryeministrit Edi Rama] dhe kanë vepruar me qëllim,” – tha në deklaratë për shtyp PD.

Jonuzi akuzohet të jetë autor i plagosjes së Bledar Okshunit, ngjarje e ndodhur pasditen e së hënës në një zyrë elektorale të PD-së në Kavajë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026