PD: Qeveria po abuzon me fondet e rindërtimit në Durrës

26 Shtator 2020 | 10:11

Partia Demokratike denoncoi të shtunën abuzimet me vlerësimet dhe fondet e rindërtimit në Durrës ku sipas tyre autoritetet kanë kryer klasifikime selektive dhe vlerësime të falsifikuara për të përvetësuar fonde.

Kryetari i degës së PD-së Durrës, Ferdinand Xhafferaj u shpreh se një pallat në Lagjen 1, zonë e cila sipas tij nuk u dëmtua nga tërmeti, “rezulton i klasifikuar DS3 (dëmtime të rënda)” dhe për këtë “zyrtarët u kanë dhënë nga 500 mijë lekë (të rinj) për t’i meremetuar”, ndërkohë që siç u shpreh Xhaferraj, “Vangjush Dako do të thoshte se ky pallat është akullore”.

“Në Lagjen 18, në zonën e plazhit, pallatet janë vlerësuar gjithashtu DS3 dhe banorëve u kanë dhënë nga 5 milionë lekë ndërkohë që atyre u duhen nga 10 apo 20 milionë dhe po 5 milionë kanë vlerësuar edhe pallatin në Lagjen 1, ndaj banorët janë revoltuar,” – tha Xhaferraj.

Opozita pretendon se pas verifikimeve të bëra prej saj kanë nxjerrë në pah abuzime të tilla të fondeve dhe se aktualisht po punon për t’i përmbeldhur në kallëzime në prokurori.

“Ambasadorja Juri Kim e dinte se me çfarë qeverie të korruptuar kishte të bënte kur kërkoi që të ngrihet një akademi transparence për fondet që akordoi komuniteti ndërkombëtar për tërmetin. Sikurse kemi dëshmuar dhe po dëshmojmë, Zonja Kim ka pasur plotësisht të drejtë,” – kujtoi më tej kryetari i degës së PD-së Durrës.

Prej muajit gusht opozita denoncon abuzime dhe raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë.

Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.

 

Lexoni gjithashtu:

Tërmeti u prishi shtëpinë, PD sjell rastin e familjes në Mamurras: Ky, dimri i dytë në çadër

Grantet e rindërtimit, PD denoncon rastin e familjes në Shijak: Kemi bërë vetëm letra, s’kemi marrë asgjë

PD denoncon rastin e qytetares nga Lezha, prej 10 muajsh me burrin e paralizuar dhe tre fëmijët në çadër

Bilanci i rindërtimit, Ahmetaj në Euronews Albania: Nuk ka vonesa, brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026