PD reagon për incerenatorët, Basha: 24 mln euro aferë me koncesionin e plehrave në Fier
Pas investigimit të bërë në emisionin “Me pak fjalë” të gazetarit Neritan Sejamini mbi inceneratorët, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Lulzim Basha u shpreh se këto kontrata duhet të hetohen menjëherë nga SPAK.
Pas investigimit të bërë nga Euronews Albania për aferën e incerenatorëve, në bashkëpunim me BIRN, në emisionin “Thjeshtë, me pak fjalë” të gazetarit Neritan Sejalimi, reagoi edhe opozita e Bashkuar.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Lushnjë, ku ngriti shqetësimin e funksionimit të incerenatorit të Fierit, që është në të njëjtën situatë me atë të Tiranës, janë paguar para por nuk është ndërtuar asnjëherë.
“Vetëm për incerenatorin e Fierit kanë marrë nga taksat e shqiptarëve 24 milion euro dhe incerenator nuk ka për të mos folur që në vet vetë është një aferë korruptive. SPAK-u do të detyrohet ta hetojë dhe të çoj para drejtësisë dhe prapa hekurave këdo që është përfshirë në këtë vjedhje masive”, tha Basha.
Në emisionin “Thjeshtë me pak fjalë”, gazetarja e BIRN Albania deklaroi se incerenatorit i Tiranës është një aferë koruptive pasi janë bërë verime të dyshimta financiare nga ana e autoriteteve shtetërore për një shërbim që nuk është dhënë.
“Në këtë rast kemi një sinkronizim të një morie institucionesh për të dhënë kontratave me vlerë qindra milion euro pasi ne e dimë që incerenatori i Tiranës është një mamuth në krahasim me dy kontratat e tjera pa garën pa procedura, pa llogaritur kostot që do të rendojnë mbi publikun, mbi taksa paguesit shqiptar duke krijuar një monopol nga hiçi. Dhe duke i dhënë atyre benefitin duke i paguar ata praprakisht pa vënë asnjë tullë nga buxheti i shtetit”, deklaroi Aleksandra Bogdani.
Për incerenatorin e Fierit SPAK ka regjistruar tashmë një procedim penal.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta