PD shpall rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për kryetar partie
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana bëri me dije rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike.
Lulzim Basha rikonfirmohet në mandatin e tretë në krye të Partisë Demokratike teksa ka marrë 32882 vota, nga 41090 anëtarë që kanë votuar gjithsej. Z. Gjana tha se 413 vota rezultuan të pavlefshme.
“Për z. Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë, për znj. Edith Harxhi 983 anëtarë, për z. Agron Shehaj 6038 anëtarë, ndërsa për z. Basha 32882 anëtarë. Komisioni Zgjedhor i PD shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD z. Lulzim Basha”, deklaroi z. Jemin Gjana për mediat.
Këto janë zgjedhjet e treta brenda PD-së që Lulzim Basha fiton dhe ai pritet të drejtojë Partinë Demokratike për katër vitet e ardhshme.
Në garën e parë për të marrë drejtimin e PD, Basha fitoi në vitin 2013 përballë Sokol Olldashit, kurse në vitin 2017 pas humbjes në zgjedhjet parlamentare fitoi sërish garën për të qenë kryetar partie përballë Eduart Selamit.
LEXONI GJITHASHTU:
Fatbardh Kadilli: Gara në PD ishte e pabarabartë, i takon Bashës ta mbajë partinë të bashkuar
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta