PD: Situata me pandeminë jashtë kontrollit, qeveria t’u përgjigjet qytetarëve

4 Korrik 2020 | 14:35

Partia Demokratike akuzoi të shtunën qeverinë se ka dështuar në përballimin e pandemisë së COVID-19, pasi situata ka dalë jashtë kontrollit me pothuajse 2-3 viktima çdo ditë.

Përmes ish-deputetit të Shkodrës, Bardh Spahia, PD thotë se përgjegjësia për gjendjen e krijuar me pandeminë i takon kryeministrit Edi Rama dhe jo qytetarëve.

Spahia shprehet se qeveria nuk ka strategji konkrete për situatën, se ajo refuzoi të merrte në konsideratë këshillat e opozitës për më shumë teste gjatë periudhës së izolimit, dhe u mor kryesisht me propagandë.

“Testimet me pikatore në kohën e izolimit dhe ato të papërfillshme në raport me situatën këtë periudhë, dëshmojnë se nuk ka një strategji konkrete për t’u përballur me këtë situatë. Në kohën kur duhej të merrte masa, që në periudhën e izolimit, Rama e kishte mendjen të prodhonte gënjeshtra, se vendi kishte numër të ulët të prekurish, kur thjesht kryente pak testime, pavarësisht thirrjeve të OBSH-së e opozitës për sa më shumë testime,” – u shpreh Spahia, i cili prej muajit qershor këmbëngul se papërgjegjshmëria e qeverisë për të mbrojtur personelin shëndetësor ktheu spitalet në vatrat kryesore të përhapjes së COVID-19.

Ish-deputeti i PD-së akuzoi kryeministrin se shfrytëzoi periudhën e pandemisë për të abuzuar me buxhetin përmes “tenderëve sekretë me çmime të fryra”.

Spahia drejtoi më pas disa pyetje publike që kryesisht kishin të bënin me strategjinë, masat që po ndërmerren, a është i sigurt sistemi shëndetësor, a janë të sigurta institucionet dhe çfarë po bëhet aktualisht për përballimin e situatës.

Euronews Albania iu drejtua zyrës së Kryeministrisë për koment. PD ka akuzuar vazhdimisht qeverinë për paaftësi, menaxhim të gabuar të situatës së pandemisë dhe abuzime me fondet publike.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga ana tjetër ka pretenduar të kundërtën, duke theksuar se sistemi shëndetësor është përgatitur për të gjitha skenarët e mundshëm. Ministria ka drejtuar vazhdimisht apele për kujdes të shtuar të qytetarëve, ndërkohë që ka deklaruar se është në gatishmëri për hapjen e strukturave të tjera spitalore nëse rastet do të vijojnë të shtohen.

Prej muajit qershor në Shqipëri janë regjistruar 41 viktima mes pacientëve me COVID-19, tetë më shumë se periudha tremujore mars-maj e pandemisë (në total kishte 33). Në përqindje kjo rritje përkon me rreth 55 për qind, po aq sa është shënuar dhe rritja e numrit të të infektuarve gjatë këtij muaji – më 7 qershor ishin 1,246 raste në total, ndërsa më 7 korrik totali ka shkuar në 2,819 raste.

 

Lexoni gjithashtu:

3 viktima dhe rekord rastesh të reja me COVID-19 në Shqipëri

PD akuza qeverisë se po përball pandeminë me improvizime dhe propagandë

Fluksi i të sëmurëve me COVID-19 detyron ministrinë të vërë në gatishmëri mjediset e ish-kirurgjisë në QSUT

PD akuza qeverisë për papërgjegjshmëri: Qendrat shëndetësore po kthehen vatra të COVID-19

Rakacolli: Shifrat e deritanishme të kontrollueshme, vetëm 20 për qind e kapaciteteve spitalore janë zënë

Manastirliu u përgjigjet akuzave: Të dytët në rajon për numrin e ulët të vdekjeve për COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026