PD thotë se do padisë për shpifje aktivisten Evi Kokalari

29 Shtator 2021 | 20:36

Partia Demokratike ka njoftuar se do ta padisë për shpifje aktivisten republikane Evi Kokalari, e cila dha versionin e saj mbi arsyet se pse Basha ka përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar.

“Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën”, thotë PD-ja.

Ajo u shpreh se Basha e ka përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar si “këmbim” për të mbyllur një dosje korrupsioni, që sipas saj ekziston në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Zoti Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar, sepse është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lulzim Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe në Amerikë. Kjo është e vetmja arsye pse z. Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar”, tha Kokalari.

Sipas saj, PD-ja ka paguar 750 mijë dollarë për lobuar në Amerikë dhe këtë shumë e ka paguar brenda katër muajsh.

Ajo tha se pas kësaj, Bashës iu hoq e drejta për 2-3 vjet për të hyrë në SHBA dhe aktualisht kjo dosje lobimi është mbyllur pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.

“Në një periudhë të shkurtër kohe, çfarë më ka bërë përshtypje, është që brenda 3-4 muajsh PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. Bashës iu hoq e drejta e vizës për dy tre vjet dhe në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që ai të nxirrte nga grupi parlamentar z. Berisha”, u shpreh ajo.

Aktivistja Kokalari shtoi se nëse Basha tenton të futet në Amerikë, ajo bashkë me shqiptarë të tjerë do e çojnë dosjen në Kongres.

“Me gjithë frikën që Lul Basha ka pasur, se unë mund të bëhesha kryetare e PD-së, do kthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarë të diasporës do kontrollojmë nëse Basha guxon të futet në Amerikë, që do të thotë ka marrë vizë, ne do e bëjmë problem dhe do ta çojmë këtë dosje në Kongres”, tha ajo.

Aktivistja republikane, Evi Kokalari, e cila jeton në SHBA, vijon të mbështesë ish-kryetarin e PD-së Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026