PD thotë se prokuroria shpërfilli kallëzimin për “krime zgjedhore” ndaj stafit elektoral të Belinda Ballukut
Partia Demokratike deklaroi mesditën e sotme se prej 12 prillit ka kallëzuar për krime zgjedhore stafin elektoral të ministres Belinda Balluku, mirëpo prokuroria nuk ka vepruar. Për këtë ajo i kërkoi Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion që të hetojë “për krim” edhe prokurorinë.
PD publikoi një pjesë të kallëzimit që bazohet në biseda, të pretenduara prej saj, se janë të rrjedhura nga stafi elektoral i ministres së Infrastrukturës Balluku.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se përmes këtyre bisedash provohet se “PS ka dhënë legalizime banesash në këmbim të votës”. Në materialet e bëra publike nga PD tregohen lista me emra personash që udhëzohen të takohen gjatë fushatës elektorale, si dhe kërkesa specifike për shqyrtime për dokumente në hipotekë.
Bardhi tha se për këtë çështje PD ka bërë kallzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për “krime elektorale”, “shpërdorim detyre” dhe “grup të strukturuar kriminal” që prej datës 12 prill 2021, mirëpo prokuroria nuk ka vepruar.
Gjatë deklaratës për shtyp Bardhi iu drejtua Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion duke cituar thirrjen e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela që ishte shprehur më parë se “çdo krim zgjedhor duhet të hetohet”. Bardhi tha se “kjo nuk mjafton” dhe se “SPAK ka përpara një krim të dyfishtë: vjedhjen e zgjedhjeve dhe mosveprimin e organit të prokurorisë”.
Për këtë kallëzim ende nuk ka një reagim nga ministrja Balluku, apo strukturat e PS-së.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta