PE i kërkon Këshillit të BE të liberalizojë vizat me Kosovën
Parlamenti Evropian mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Lajmi u konfirmua nga vetë raportuesja e Parlamentit Europian, Viola Von Cramon, e cila tha se shumica e eurodeputetëve kanë votuar pro duke kërkuar nga Këshilli i BE që të japë miratimin përfundimtar.
Ajo tha se “ndan frustrimin me qytetarët e Kosovës për mungesën e liberalizimit të vizave” dhe ka bërë ftesë për vendet anëtare të BE-së që në Këshill të marrin më në fund vendimin për heqjen e vizave për Kosovën.
Raportuesja për Kosovën, deklaroi se ky raport shënon edhe sukseset e arritura në Kosovë dhe sfidat e problemet me të cilat Kosova po përballet.
“Parlamenti Evropian mbetet i bashkuar fuqishëm krah popullit të Kosovës. Ata janë me shumicë të madhe në favor të BE-së. Në fakt, asnjë popull në rajon nuk shpreh më shumë mbështetje për BE-në sesa populli i Kosovës. Por kjo nuk është diçka që duhet të kuptohet nga ne si e garantuar dhe ne duhet po ashtu të përmbushim obligimet dhe premtimet tona, sidomos për liberalizimin e vizave”, u shpreh Von Cramon.
Më tej, Von Cramon ka thënë se Kosova duhet të mbetet e përkushtuar për dialog dhe të mos largohet nga dialogu. Njohja e ndërsjellë mbetet kusht për Serbinë dhe Kosovën për tu anëtarësuar në BE”.
“Të pyetesh se çfarë fiton Kosova nga dialogu është qasje e gabuar. Më shumë duhet menduar se çfarë humbet nëse largohemi nga dialogu. Largimi nga dialogu nuk është opsion as për Serbinë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “mundet dhe duhet të shfrytëzojë shumicën që ka ne Kuvend për të arritur marrëveshje me Kosovën në dialog”, deklaroi ajo.
Raporti për Kosovën bën ftesë edhe një herë për shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë. Raportet e Parlamentit Evropian nuk kanë fuqi obliguese për shtetet anëtare të BE-së por janë një mesazh politik.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania