“Pedagogët trajtohen si armiq”, Xhixho: Paratë të mos shkojnë për aferat korruptive

17 Tetor 2022 | 17:15

Deputetja Erisa Xhixho, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se pedagogët po shpërfillen nga qeveria dhe pse kërkesat e tyre janë të drejta.

Xhixo theksoi se paratë e buxhetit të shtetit të shkojnë për pedagogët dhe studentët, e jo për aferat korruptive.

Më tej theksoi se një nga shtresat që vuan më shumë nga rritja e çmimeve, janë studentët.

“Mendoj se protesta që ka javë që vijon dhe greva e pedagogëve, do të kisha dëshiruar që të kishte një përgjigje të menjëhershme. Kemi një arrogancë, kemi një mospërfillje të kërkesave, pedagogët trajtohen si armiq, ndërkohë ato po ngrenë alarmin për pagat e tyre.

Alternativa është mjaft e zgjidhshme. Paratë janë, çështja është që këto para që janë shtuar buxhetit të shtetit që shkojnë për aferat korruptive, të shkojnë për studentët e pedagogët. Një nga shtresat që vuan më shumë rritjen e çmimeve  dhe këtë situatë ekonomike janë studentët.

Qeveria i ka paratë dhe për të mbështetur pedagogët, dhe për t’i çuar në at nivel që ata kërkojnë dhe kërkesat e studentëve, mjafton që paratë që ka mbledhur t’i përkthejë për shtresat në nevojë dhe studentët”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026