Pedagogu i Mjekësisë Veterinare: Nuk ka ndonjë evidencë të transmetimit të COVID-19 nga kafshët shtëpiake te njeriu
Gjatë kësaj periudhe ka patur diskutime në lidhje me rolin që luajnë kafshët sa i takon transmetimit të coronavirusit. Pedagogu i fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Xhelil Koleci ka treguar për Euronews Albania se deri më tani nuk ka ndonjë evidencë që të tregojë për transmetimin e virusit nga kafshët shtëpiake te njeriu.
“Roli i kafshëve shtëpiake dhe atyre të shoqërimit për sa i përket transmetimit të virusit aktual të COVID-19 nuk është domethënës. Megjithatë për komunitetin veterinar, coronavirusët nuk janë diçka e panjohur, madje janë shumë prezentë dhe për to në kafshë të ndryshme ka dhe vaksina të cilat aplikohen dhe janë të suksesshme për një pjesë të mirë të coronaviruseve. Në këtë aspekt do të thoja që deri sot nuk ka asnjë evidencë që kafshët shtëpiake ta transferojnë infeksionin te njeriu apo të kenë ndonjë rol të rëndësishëm për sa i përket transferimit të këtij infeksioni”, tha Koleci.
Më tej ai shtoi se të prekurit nga ky virus mund të kontaminojnë kafshët ashtu siç mund të kontaminojnë çdo objekt tjetër, pavarësisht se sipas pedagogut të mjekësisë veterinare vetëm pak raste të tilla janë evidentuar deri sot.
“Kemi disa raste në qen dhe mace. Këto të fundit duket se janë edhe më të prekshme nga coronavirus. Duhet të lahen duart përpara se të manipuloni me kafshë apo t’i jepni ushqim atyre. Deri më tani nuk janë parë shenja klinike te kafshët e infektuara nga COVID-19, por janë vetëm bartës të këtij infeksioni ashtu si mund të kontaminohet një mjedis përreth personit të infektuar. Momentalisht nuk ka asnjë evidencë që të tregojë se infeksioni që vendoset te kafshët mund të shkaktojë sëmundje klinike dhe të jetë si një burim i rëndësishëm infeksioni”, tha Xhelil Koleci për Euronews Albania.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet