Rrëzohet interpelanca e PD me Ramën për Ballukun, Peleshi: Çështja në Kushtetuese

4 Dhjetor 2025 | 10:33

Kërkesa e Partisë Demokratike për të mbajtur interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me ankimimin e pezullimit të Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese nuk është pranuar.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se çështja është në Kushtetuese dhe duhet pritur vendimi nga ana e gjykatës.

“Objekti është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkesa për interpelancë urgjente sipas parashikimit kushtetues, nuk është pranuar se çështja është aktualisht në Gjykatën Kushtetuese dhe është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat e ndarjes së pushtetit”, tha Peleshi.

Kërkesa e PD për interpelancë me kryeministrin u rrëzua me 74 vota kundër dhe 17 pro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026