Peleshi replikon me Bardhin: Këshilli i Mandateve nuk ka shkelur asnjë nen dhe afat
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë fjalës në Kuvend replikoi me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi. Bardhi kërkoi shqyrtimin e menjëhershëm të kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Peleshi tha se Këshilli nuk ka shkelur asnjë nen dhe afat. Ai theksoi se për pak ditë do të kryhet mbledhja se do të respektohen opinionet e palëve.
“Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kryetari i Kuvendi i bën rregullores, se në fakt nuk ka nevojë shumë për zgjuarsi se është e qartë. Ne e kemi një afat për rregulloren. Veprimtaria e Këshillit të mandateve nuk ka shkelur asnjë nen dhe afat, jemi brenda të afatit.
Për pak ditë, të hënën, do të zhvillojmë mbledhjen pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Këshilli nuk është organ vendimmarrës por këshillimor. Kryetari i Këshillit të Mandateve është i detyruar të respektojë opinionet të gjithë palëve. Misioni im është ta mbaj në normalitet Kuvendin”, u shpreh ai.
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi