Pemët në Durrës kërcënim për qytetarët, era shkakton rrëzimin e tyre
Pemët po kthehen në një rrezik serioz për përdoruesit e rrugëve në Durrës.
3 të tilla kanë rënë brenda 24-orëve, për shkak të erës së fortë që përfshiu qytetin bregdetar 2 ditët e fundit.
“E ka fajin zinxhiri, hallkat e zinxhirit që nuk kapin njëra-tjetrën, se po ta kapin e ke punën e zgjidhur,” tha një burrë.
“Dje që ra ajo e priti ajo makina, po të kishte qenë ndonjë autobus me fëmijë, do kishte bërë ndonjë katastrofë më të madhe,” – u shpreh një tjetër.
Më serioz është problemi, nëse ecën përgjatë rrugës “Kasem Durrësi”.
Atje rrapat shumë-vjeçarë janë anuar dhe kanë filluar të çajnë trotuaret, duke kanosur jetën e kalimtareve.
“Gjithë rrugën që erdha kam mbajtur dorën në kokë,” – tha një grua.
“Po sa degë të larta bien nga sipër, i bien njerëzve në kokë, në qafë. Mua të parin më ka rënë një pas kurrizi,” – u shpreh një burrë.
Qytetarët ankohen se ndërhyrjet nga ana e bashkisë janë minimale.
“Bashkia duhet t’i krasisë, t’i presë degët, që të jenë më të lehta,” – tha një burrë.
“Vijnë bëjnë ndonjë gjë të vogël, por këto duhen ulur,” – u shpreh një tjetër.
“S’kemi parë të vijnë t’i mirëmbajnë, duhet të vijnë,” – u shpreh një grua.
Për të evituar përsëritjen e episodeve të ngjashme, sektori i gjelbërimit në Ndërmarrjen “Rruga” pritet të nisë krasitjen e rrapave nga fillimi i rrugës “Kasem Durrësi” deri tek kryqëzimi i dytë tek aksi “Hajdar Dushi”.
Burime konfirmojnë për Euronews Albania se ndërhyrja do të realizohet gjatë orëve të natës, për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë